Punime në rrugë, ndalohet për 4 orë qarkullimi në segmentin Konjuh-Babush dhe në autoudhën “Arbën Xhaferi”

Punime në rrugë, ndalohet për 4 orë qarkullimi në segmentin Konjuh-Babush dhe në autoudhën “Arbën Xhaferi”

Aktuale June 05, 2020 - 14:44

Ministria e Infrastrukturës, përmes një njoftimi të lëshuar për medie, ka njoftuar se nesër, më datën 6 qershor, për shkak të punimeve për sigurinë publike, ndalon qarkullimin e automjeteve në segmentin “Konjuh-Babush” dhe në autoudhën “Arbën Xhaferi”, në të dyja drejtimet, qysh nga ora 10:00 deri në orën 14:00, përcjell “Zeri.info”.

Sipas këtij njoftimi, MI-ja bën të ditur se gjatë periudhës së ndalesës të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor do të orientohen të qarkullojnë përmes rrugës nacionale N2 Prishtinë - Hani i Elezit dhe anasjelltas, ndërsa kërkon mirëkuptim nga pjesëmarrësit në komunikacion.