Shërohen 11 persona nga koronavirusi në Ferizaj

Shërohen 11 persona nga koronavirusi në Ferizaj

Aktuale June 04, 2020 - 20:44

Në komunën e Ferizajt, janë shëruar edhe 11 persona të tjerë sot nga koronavirusi.

Kështu kanë bërë të ditur nga komuna e Ferizajt përmes një njoftimi për media, përcjell “Zeri.info”.

Sipas këtij njoftimi 11 të shëruarit e sotëm kanë çuar në 114 numrin e të shëruarave nga COVID-19 në këtë komunë.

Ndërsa aktivë me sëmundjen vdekjeprurëse COVID-19, janë gjithsej 18 persona.

“Nga rezultatet e mbrëmshme dhe të sotme nga IKSHPK lidhur me të shëruarit dhe të infektuarit nga virusi COVID-19, rezulton se kemi edhe 11 ferizajas të shëruar, që çon në 114 numrin e të shëruarave, duke mbetur edhe 18 raste aktive”, thuhet në njoftimin e komunës së Ferizajt.