Natyra Kuçi nga PSD: Ishte gabim koalicioni që bëmë me AAK-në

Natyra Kuçi nga PSD: Ishte gabim koalicioni që bëmë me AAK-në

Aktuale June 02, 2020 - 09:30

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka thënë se njëra nga arsyet që kjo parti u “ndëshkua” duke mos u votuar në zgjedhjet e kaluara ishte edhe koalicioni me AAK-në.

“Ishte gabim koalicioni që bëmë me AAK-në, pasi nuk përputhej me atë çka thirremi ne”, është shprehur Kuçi në “Sytë 7”, në “Klan Kosova”.

Kuçi ka thënë që ky koalicion ndodhi pasi PSD-ja ishte në fillimet e saj dhe nuk kishte struktura të forta.

“Elektorati ynë nuk e pranoi një vendim të tillë. U bënë disa arsye që nuk u votuam në zgjedhje”.