Milazim Krasniqi ngre padi kundër ministrit Xhelal Sveçla

Milazim Krasniqi ngre padi kundër ministrit Xhelal Sveçla

Aktuale June 01, 2020 - 19:57

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dy javë më parë kishe akuzuar profesorin e Universitetit të Prishtinës, Milazim Krasniqi, duke thënë se ai ishte organizatori i protestës për hapjen e xhamive dhe faljes së namazit të Bajramit, transmetn Zeri.info 

Me këtë, rast kishte reaguar menjëherë Krasniqi, duke e mohuar një gjë të tillë. Krasniqi sot ka treguar se ka ngritur padi ndaj u.d. i ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe thotë se drejtësia duhet të vleje për të gjithë. “Sot paraqita padinë për shpifje ndaj zëvendësministrit të punëve të brendshme në detyrë, Xhelal Sveçlës. Shteti ligjor dhe drejtësia duhet të vlejnë për të gjithë”, ka shkruar Milazim Krasniqi në një postim në Facebook.