Nga nesër rihapen çerdhet në Obiliq

Nga nesër rihapen çerdhet në Obiliq

Aktuale June 01, 2020 - 17:13

Komuna e Obiliqit ka njoftuar se nga nesër do të bëhet hapja e çerdheve, pas vendimit të djeshëm për shtyrje të zbatimit të vendimit të qeverisë, që tha se çerdhet duhet të hapen nga 1 qershori.

Kryetari i kësaj komune, Xhafer Gashi, njoftoi se është bërë dezinfektimi i ambienteve në çerdhe, për t’u bërë kështu të sigurta për mbarëvajtjen e edukimit për fëmijët deri në moshën 5 vjeçe.

“Në kuadër të masave lehtësuese të fazës së tretë, përfshihet edhe rihapja e institucioneve parashkollore 0-5 vjeç, sot në objektin e çerdhes ‘Rrita e Jonë’, është zhvilluar procesi i dezinfektimit dhe në koordinim me Drejtorin e DKA-së dhe Drejtoreshën e IP ‘Rrita e Jonë’, ambientet e çerdhes janë të përgatitura dhe të sigurta, andaj njoftoj të gjithë prindërit se rihapja e çerdheve në komunën e Obiliqit, do të ndodhë nesër me datë 02 qershor 2020”, thuhet në njoftimin e kësaj komune.

Edhe çerdhet në Komunën e Prishtinës nga nesër pritet të mirëpresin fëmijët që jetojnë në kryeqytet.