Mërgimtarët që nuk kanë kryer testin për COVID-19 detyrohen të vetizolohen për shtatë ditë
Foto:Laura Hasani

Mërgimtarët që nuk kanë kryer testin për COVID-19 detyrohen të vetizolohen për shtatë ditë

Aktuale June 01, 2020 - 09:36

Çfarë duhet të keni parasysh para se të hyni në Kosovë?

Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar vendimin për mbylljen e kufijve. Tanimë janë hapur të gjitha pikat kufitare në Kosovë. Ata që vijnë nga jashtë dhe nuk e kanë kryer testin në afat kohor jo më shumë se 4 ditë detyrohen të vetizolohen për shtatë ditë. Pas një jave do të hapen kufijtë ajrorë.

Së fundi Qeveria e Republikës së Kosovës shfuqizoi pikën 4 të vendimit të Qeverisë, Nr. 01/09, të datës 12.03.2020, me të cilën janë mbyllur kufijtë tokësorë të Kosovës. Ndërkohë, me vendimin e Qeverisë, nr. 02/38, të datës 21.05.2020:

5. Hapen kufijtë tokësorë në pikëkalimet kufitare si në vijim: Merdarë, Vërmicë, Kullë, Hani i Elezit, Jarinje dhe Dheu i Bardhë.

6. Të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës obligohen t’u nënshtrohen kontrolleve të ekipeve mjekësore të QKMF-ve (qendrave kryesore të mjekësisë familjare) në pikat e kalimeve kufitare dhe t’i zbatojnë masat e mbrojtjes kundër #COVID19.

6.1. Të gjithë personat që hyjnë në territorin e RKS-së dhe posedojnë rezultate negative për testin COVID19 RT PCR (Jo më të vjetër se katër ditë)) nuk u nënshtrohen procedurave të vetizolimit;

6.2. Ata që nuk kanë testin, sipas pikës 6.1., detyrohen të vetizolohen për 7 ditë.

6.3. Qytetarët që manifestojnë shenja klinike udhëzohen nga profesionistët shëndetësorë në pikat e kalimit kufitar;

6.4. Deri më datën 20.06.2020 do të bëhet vlerësimi i situatës epidemiologjike dhe me këtë do të reflektohen masat e reja lidhur me pikat kufitare dhe hyrjen e qytetarëve në Republikën e Kosovës.