Infektuar: 4512
Shëruar: 2156
Vdekur: 97
Dalin negative rezultatet e 9 personave të dyshuar me COVID-19 në Malishevë

Dalin negative rezultatet e 9 personave të dyshuar me COVID-19 në Malishevë

Aktuale May 30, 2020 - 21:48

Malisheva po shërohet nga koronavirusi.

Sot në Malishevë janë testuar 9 mostra të dyshuara me COVID-19, dhe të gjitha testet kanë rezultuar negative, transmeton Zeri.info.

Të gjithë të testuarit ishin raste kontakti me rastin që dje ka dal pozitiv, ku pas një muaji qetësie është paraqitur rasti i ri me COVID-19

Konfirmimi i testeve të cilat kanë rezultuar negative, është bërë përmes komunikimit zyrtar në mes të Komunës së Malishevës dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Nga 77 të prekur sa kishte Malisheva, 74 janë shëruar, një rast ka përfunduar me fatalitet, ndërsa kanë mbetur edhe 2 raste aktive me COVID-19./Zëri