Infektuar: 4715
Shëruar: 2227
Vdekur: 101
Përkrahësit e VV-së paralajmërojnë protesta pas vendimit të Kushtetueses

Përkrahësit e VV-së paralajmërojnë protesta pas vendimit të Kushtetueses

Aktuale May 28, 2020 - 23:55

Menjëherë pas publikimit të vendimit nga Gjykata Kushtetuese, e cila i dha të drejtë dekretit të presidentit Hashim Thaçi, për ta formuar qeverinë e re Avdullah Hoti nga LDK-ja dhe partnerët e koalicionit të ri, kanë reaguar përkrahësit e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në grupin në Facebook “MeKryeministrin”, përkrahësit e kësaj partie kanë paralajmëruar protesta pas vendimit të Kushtetueses, raporton Zeri.info.

“Një popull nuk i nënshtrohet një njeriu”, është slogani i cili ka nisur të shpërndahet në grupin i cili numëron mbi 300 mijë mbështetës të kreut të LVV-së, Albin Kurtit, menjëherë pas publikimit të vendimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

Image

Po ashtu në këtë grup, janë shpërndarë edhe fotografitë e gjyqtarëve të Kushtetueses, të cilët janë quajtur si “Gjyqtar të Klanit Pronto”, duke shprehur pakënaqësinë në lidhje me vendimin që kanë marrë.

Image

Kujtojmë që këtë të enjte, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur me 7 vota për dhe 2 kundër që vendi nuk shkon në zgjedhje pas mocionit të mosbesimit, por hapet rruga për krijimin e qeverisë së re. /Zëri

Image