Austria ndihmon Kosovën me 250 mijë euro
Aktuale
May 28, 2020 - 18:22
Austria i ka dhuruar Kosovës një shumë prej 250 mijë eurosh, për të ndihmuar në tejkalimin e situatës ekonomike gjatë pandemisë.
Ministri në detyrë i Integrimeve Evropiane, Blerim Reka, e ka bërë këtë të ditur përmes një postimi në “Facebook”, ku njoftoi se kjo ndihmë u dha nga dy ministrat austriakë, që sot vizituan Kosovën, për herë të parë pas pandemisë, shkruan “zeri.info”.
“Bashkë me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, takuam Ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg dhe të Evropës dhe Kushtetutës të Austrisë, Karoline Edtstadler. Pos ndihmës financiare, ata rikonfirmuan edhe mbështetjen për integrimin evropian të Kosovës”, thuhet në postimin e Rekës.