Nga nesër rihapen xhamitë dhe kishat, BIK-u publikon rregullat
Foto:Laura Hasani

Nga nesër rihapen xhamitë dhe kishat, BIK-u publikon rregullat

Aktuale May 27, 2020 - 14:03

Bashkësia Islame e Kosovës, pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për hapjen e objekteve fetare, ka marrë vendim që nesër, 28 maj, të rihapen xhamitë dhe kishat për kryerjen e riteve fetare, transmeton “Zeri.info”.

Në këtë vendim, të publikuar në faqen zyrtare të BIK-ut, thuhet se besimtarët duhet t’i respektojnë disa nga rekomandimet e IKSHPK-së në bashkëpunim me BIK-un.

Po ashtu në vendim është thënë se duhet që të merret abdes në shtëpi, të vendosen maskat, të ruhet distanca, të mos ketë tubime të tjera përveç faljes së namazit, si dhe ligjërata e xhumasë të mos zgjasë më shumë se 10 minuta.

Postimi i plotë: