Dhjetë ditë pa raste të reja me COVID-19 në veri

Dhjetë ditë pa raste të reja me COVID-19 në veri

Aktuale May 25, 2020 - 12:49

Deri më tani gjithsej 116 persona janë prekur nga COVID-19 në zonat e banuara me serbë në Kosovë, 105 njerëz janë shëruar dhe 10 të tjerë kanë vdekur.

Në veri të vendit nuk ka raste të reja të regjistruara me koronavirus qe dhjetë ditë.

Nga komunat në veri të Mitrovicës janë regjistruar 43 pacientë me COVID-19 (40 të shëruar, tre të vdekur), në Zveçan 25 (24 të kuruar, një i vdekur), në Zubin Potok 24 (22 të shëruar, dy të vdekur) dhe në Leposaviq 24 (19 të kuruar, katër të vdekur), raporton radioja “Kontakt Plus”.