Në Shqipëri vetëm 6 raste të reja në 24 orët e fundit
Foto: Reuters

Në Shqipëri vetëm 6 raste të reja në 24 orët e fundit

Aktuale May 25, 2020 - 11:22

Vetëm 6 raste të reja janë konfirmuar me COVID-19 në 24 orët e fundit në mbarë Shqipërinë.

Katër prej tyre janë në Tiranë dhe 2 në Shkodër.

Ndërkaq, në këtë 24-orësh janë raportuar 6 të shëruar, kurse 79% e të prekurve tashmë janë të shëruar.

Këto të dhëna i bëri publike dr. Eugena Tomini, nga Instituti i Shëndetit Publik.

Ajo tha se situata në Spitalin Infektiv të Tiranës paraqitet e qëndrueshme, ku aktualisht po trajtohen 16 pacientë, ndërsa 4 prej tyre janë në terapi intensive.

“Numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin sot ka kaluar mbi 1 mijë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 6 raste pozitivë. 4 raste janë në Tiranë dhe 2 në Shkodër, kryesisht kontakte të rasteve të mëparshme pozitive, por edhe raste në proces hetimi epidemiologjik. Po aq sa numri i të prekurve është edhe numri i të shëruarve gjatë 24 orëve të fundit. 6 raste janë të shëruar në 24 orët e fundit. Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14500 testime molekulare dhe serologjike. Në vendin tonë aktualisht janë 177 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Krujë. Nga fillimi i epidemisë rreth 79% e të prekurve tashmë janë të shëruar. Fatkeqësisht, 32 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID-19, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor”, theksoi Tomini, raporton “Zeri.info”.

Ajo bëri thirrje që qytetarët të vazhdojnë të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar distancimin fizik dhe higjienën vetjake.

“Qytetarët nuk duhet të neglizhojnë shenjat e COVID-19, si kollë, temperaturë, vështirësi në frymëmarrje”, potencoi ajo.