Infektuar: 1083
Shëruar: 843
Vdekur: 30
Thaçi falënderon SHBA-në për ndihmën prej 500 mijë eurove

Thaçi falënderon SHBA-në për ndihmën prej 500 mijë eurove

Aktuale May 22, 2020 - 19:51

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka falenderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën e dhënë sot për Kosovën.


Ambasadori Kosnett, sot gjatë ditës ka deklaruar se SHBA-ja i ka ndarë edhe 500 mijë euro shtesë ndihmë për Kosovën për të kaluar gjendjen kritike pas pandemisë, përcjell “Zeri.info”.


“Mirënjohës ndaj SHBA-së për ndihmën shtesë prej gjysmë milioni dollarësh për ta luftuar pandeminë. Miqësia jonë është e përhershme dhe e palëkundshme. Së bashku mund ta mposhtim pandeminë! HTH”, ka shkruar Thaçi.