Përfundon falja e namazit në shesh, besimtarët kërkojnë hapjen e xhamive për Bajram
Foto:Laura Hasani

Përfundon falja e namazit në shesh, besimtarët kërkojnë hapjen e xhamive për Bajram

Aktuale May 19, 2020 - 16:34

I plotësuar

Ka përfunduar falja e namazit të Ikindisë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, e cila ishte organizuar si shenjë proteste për moshapjen e xhamive në fazën e dytë të lehtësimit të masave, raporton Zeri.info.

Ndonëse organizatorët kanë refuzuar të flasin, një prej besimtarëve ka thënë se moshapja e xhamive është e padrejtë dhe se në rast se nuk hapen xhamitë deri për Bajram, sipas tij, duhet të vazhdohet falja në hapësirat publike.

“Protesta është një e drejtë demokratike, nuk mundet askush të na e mohojë. Rrethanat nuk janë të jashtëzakonshme sa për të mos hapur xhamitë. Nuk është rrezik që po e bëjnë kaq të madhe. Ankesa jonë është që të hapen xhamitë, të paktën për Bajram, pasi nuk ka kënaqësi Bajrami pa faljen e namazit”, ka thënë njëri prej besimtarëve që u fal sot në sheshin “Skënderbeu”. /Zëri


Nis falja e namazit të Ikindisë në sheshin “Skënderbeu”, pjesëmarrësit legjitimohen nga Policia

Një grup i qytetarëve janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë për të falur namazin e Ikindisë, raporton Zeri.info.

Fillimisht grupi prej rreth 20 personave janë legjitimuar nga policia dhe të gjithë kanë pasur leje për lëvizje, bazuar në numrin e parafundit personal.

Ky veprim po bëhet si shenjë proteste pasi Kosova nuk ka kapur xhamitë as në fazën e dytë të lehtësimit të masave që ka nisur më 18 maj. /Zëri