Për 9 orë rruga “Xheladin Hana” në Prishtinë nesër do të jetë e mbyllur
Aktuale
May 18, 2020 - 13:25
Rruga “Xheladin Hana” në Prishtinë për 9 orë do të qëndrojë e mbyllur ditën e nesërme.
Kjo është bërë e ditur nga Komuna e Prishtinës, e cila thotë se në atë rrugë do të zhvillohen punime, raporton "Zeri.info".
“Për shkak të punimeve, nesër, e martë, 19 maj, rruga ‘Xheladin Hana’ në lagjen 'Bregu i Diellit', do të mbyllet për qarkullim të trafikut prej orës 06:00 - 15:00”, ka thënë Komuna në një njoftim të shkurtër për medie.
Komuna ka falënderuar paraprakisht qytetarët për bashkëpunim dhe mirëkuptim.