Andin Hoti kujton babain në 21 vjetorin e zhdukjes së tij

Andin Hoti kujton babain në 21 vjetorin e zhdukjes së tij

Aktuale May 16, 2020 - 11:11

Janë bërë 21-vjet nga zhdukja e veprimtarit Ukshin Hoti i cili, për aktivitetin e tij atdhetar ishte arrestuar disa herë nga regjimi serb i Titos dhe i Millosheviqit.

Në 21-vjetorin e zhdukjes së tij e ka kujtuar djali i tij, deputet në Kuvendin e Kosovës Andin Hoti, i cili përmes një postimi të bërë në “Facebok” thotë se gjithçka çka i ka mbetur nga ana e prindit të tij e që ka vlerë të madhe është respekti i popullit, nderi dhe krenaria, përcjell “Zeri.info”.

Ai më tej thotë se shpresa për të ditur çfarë ka ndodhur me fatin e tij nuk zbehet kurrë.

“Edhe nëse dikush do t’donte t’na zbeh forcën për mbajtjen e shpresës që një ditë do t’dihet fati i tij, e kanë gabim! Ajo shpresë nuk do t’shuhet sa t’kemi jetë. Nuk më le pasuri si trashegimi, dhe e di unë se si jam rrit, por më le diçka që as parja e krejt botës nuk e blen, më le pasurinë më të madhe të njeriut: Respektin, Nderin dhe Krenarinë! As kujdesin prindëror nuk e mora prej teje, natyrisht jo me faj tëndin, por sepse grillat e burgut ta pamundësuan, por më le diçka të madhe: Respektin e popullit”, ka shkruar djali i Ukshin Hotit, Andin Hoti.