Zyrtarët e MD-së dalin negativë në rezultatet e COVID-19
Një zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë, me datën 11 kishte rezultuar pozitiv me Covid-19, dhe i njëjti ishte karantinuar sipas udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, ndërsa sot janë testuar të gjithë zyrtarët të cilët kishin kontakt me këtë zyrtar.
Përmes një njoftimi, MD-ja ka njoftuar se të gjithë zyrtarët e testuar kanë dalë pozitivë, transmeton Zeri.info.
Po ashtu, ministria njofton se zyrtari i prekur me Covid-19 dhe familja e tij janë në gjendje stabile.
"Ministria Drejtësisë ju njofton se të gjithë zyrtarët e MD-së, të cilët janë testuar nga IKSHPK-ja kanë rezultuar negativ në testimin për Covid -19.Ky testim, është bërë për zyrtarë të cilët kishin kontakt të afërt me zyrtarin e MD-së, i cili dy ditë më parë, më 11 maj rezultoi pozitiv me Covid -19. Ministria e Drejtësisë është në kontakt të vazhdueshme me zyrtarin i cili ka rezultuar pozitiv, dhe ju njofton se gjendja e tij dhe familjes së tij është stabile. Gjithashtu, MD-ja ju informon se janë ndërmarrë të gjitha masat e parapara nga IKSHPK-ja, ku janë dezinfektuar ambientet e punës dhe janë vendosur gjitha mjetet e tjera higjienike. Ministria e Drejtësisë falenderon Institutin e Shëndetësisë Publike për angazhimin e tyre dhe testimin e zyrtarëve të MD, Ministrinë e Shëndetësisë dhe njëkohësisht ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve t'i zbatojnë masat e parapara për parandalimin e përhapjes së sëmundjes Covid -19", thuhet në njoftimin e MD-së. /Zeri