Hiqen shiritat që ndalonin qarkullimin në sheshet e Prishtinës (Foto)
Aktuale
May 13, 2020 - 09:10
Komuna e Prishtinës dhe shumë qytete në Kosovë para disa javësh kanë marrë vendim që të mbyllin qarkullimin në sheshe, si masë parandaluese për t’u mbrojtur nga pandemia COVID-19.
Por sot nga sheshet e kryeqytetit vërehet se shiritat që ndalonin qarkullimin e lëvizjes janë larguar dhe qytetarët po lejohen të kalojnë në të, raporton “Zeri.Info”.
Nuk dihet ende nëse është marrë një vendim i ri për të lejuar lëvizjen e qytetarëve nëpër sheshe.
“Zeri.Info” ju sjell fotografi nga sheshet, që tashmë janë të “hapura” për qarkullim në Prishtinë.