Hoti: Faza e dytë e masave kundër koronavirusit mund të shtyhet nëse qytetarët s’i respektojnë masat aktuale
Foto: Laura Hasani

Hoti: Faza e dytë e masave kundër koronavirusit mund të shtyhet nëse qytetarët s’i respektojnë masat aktuale

Aktuale May 12, 2020 - 13:40

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, thotë se Kosova e ka menaxhuar mirë situatën me COVID-19.

“Është një gjendje e menaxhueshme, kemi një numër të vogël të rasteve që kanë përfunduar me fatalitet, të gjitha këto na tregojnë se Kosova e ka menaxhuar mirë situatën me COVID-19”, tha Hoti pas mbledhjes së Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, raporton “Zeri.info”.

Ai shtoi se përmirësimi i gjendjes varet nga qytetarët, të cilëve u ka bërë thirrje që t’u përmbahen masave.

“Gjatë kësaj jave pritet edhe një takim dhe në rast se ka përkeqësim të rasteve, atëherë mund të shtyhet faza e dytë. Kjo varet krejt se si qytetarët do të sillen. U bëjmë thirrje qytetarëve që t’u përmbahen maksimalisht masave”, tha ai. /Zëri