Kosova Airlines dhe Eurokoha rikthejnë 143 bashkëatdhetarë nga SHBA
Aktuale
May 09, 2020 - 16:49
Sot kanë arritur në Kosovë 143 bashkëatdhetarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton “Zeri.info”.
Kosova Airlines dhe Eurokoha, në bashkëpunim me qeverinë si dhe me Ambasadoren e Kosovës në Washingon, Vlora Çitakun, sot kanë bërë fluturimin special nga Amerika përmes linjës Frankfurt - Prishtinë, duke arritur t'i rikthejnë 143 bashkëatdhetarë.
Po ashtu ministri i Shëndëtësisë së Kosovës, Arben Vitia, së bashku me ekipën e mjekëve, kanë pritur udhëtarët e kthyer të cilët për shkak të pandemisë kishin mbetur të ngujuar në SHBA.