Osmani dhe Jashari pajtohen për bashkëpunim në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Avokatin e Popullit, Hilmi Jashari me të cilin janë zotuar rreth bashkëpunimit në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, transmeton “Zeri.info”.
Avokati i Popullit, Hilmi Jashari e ka njoftuar Osmanin për punën dhe sfidat më të cilat po përballet institucioni, kështu ai ka shtuar edhe për nevojën për konsolidimin e legjislacionit në fuqi dhe angazhimin më të madhë në këtë drejtim.
Ndër tjera Osmani ka diskutuar me Jasharin edhe punën e Kuvendit gjatë kohës së pandemisë e cila po ashtu ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Gjithashtu kryetarja e kuvendit Vjosa Osmani ka thënë se Kuvendi do t’i përgjigjet kërkesave të Avokatit të Popullit