Nga nesër kjo rrugë në Kosovë mbyllet për qarkullim

Nga nesër kjo rrugë në Kosovë mbyllet për qarkullim

Aktuale May 08, 2020 - 09:08

Me qëllim të realizimit të projektit “Sanimi i rrëshqitëses në rrugën Han i Elezit - Gorancë”, duke filluar nga data 09.05.2020 (e shtunë) do të mbyllet për qarkullim për kohë të pacaktuar rruga kryesore Han i Elezit - Gorancë - Glloboçicë.

Gjatë zhvillimeve të punimeve në sanimin e këtij segmenti të rrugës Komuna e Hanit të Elezit dhe kompania e cila do të zhvillojë punimet kanë mundësuar qarkullim të papenguar për banorët e e kësaj komune dhe për të gjithë ata që kanë nevojë për të kaluar në këtë relacion se do të jenë të kalueshme:

Rrugë primare: Han i Elezit - Meliq - Rezhancë - Gorancë - Globoçicë dhe anasjelltas.

Rrugë alternative: Han i Elezit - Seqishtë - Krivenik - Gorancë – Globoçicë dhe anasjelltas Hani i Elezit - Pustenik - Rezhancë - Gorancë – Globoçicë dhe anasjelltas.

Për të gjitha zhvillimet dhe punimet në këtë projekt do të njoftoheni me kohë dhe në mënyrë të vazhdueshme.