![Turizmi në pandemi, në Sarandë bëhen gati për sezonin veror](/uploads/zeri.info/images/2020/May/07/auto_saranda1588856901.jpg)
Turizmi në pandemi, në Sarandë bëhen gati për sezonin veror
Aktuale
May 07, 2020 - 15:06
Bizneset e turizmit në Sarandë janë duke kërkuar zbutjen e masave të distancimit social për Sarandën, si dhe mbështetje më të madhe për bizneset e turizmit, duke përfshirë taksat vendore, vizitat e parqeve dhe të muzeve falas.
Saranda është duke kaluar në periudhën më kritike ndonjëherë sa u përket rezervimeve. Për momentin nuk ka biznese të cilat janë hapur, mirëpo kjo mund të pritet në javët në vijim. Tregu skandinavian ka mundësi të vizitojë Sarandën nga mesi i korrikut. Bizneset turistike i kanë kërkuar Bashkësisë së Sarandës që të shikojë protokollin edhe një herë dhe të bëjë lehtësime të masave në sezonin veror.