KRU “Prishtina” njofton se faturat e ujit mund të paguhen edhe në Postën e Kosovës

KRU “Prishtina” njofton se faturat e ujit mund të paguhen edhe në Postën e Kosovës

Aktuale April 30, 2020 - 19:13

 

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” dhe Posta e Kosovës përmes një marrëveshjeje kanë vendosur që faturat e ujit të paguhen edhe në postë, pa provizion shtesë.Sipas njoftimit, kjo marrëveshje është arritur mes menaxhmentit dhe dy bordeve të drejtorëve të kompanive.

“Të dyja palët u dakorduan që të intensifikojnë takimet bashkëpunuese duke ngritur edhe grupe të veçanta punuese nga të dyja kompanitë me qëllim, ndërtimin e hapave konkret rreth ofrimit të shërbimeve për konsumatorin. Para së gjithash, në takim u konfirmua se, realizimi i pagesës së faturës së ujit përmes pikave të shitjes së Postës së Kosovës, konsumatorëve u garanton shlyerje të menjëhershëm të borxhit dhe në mënyrë automatike në sistemin e pagesave të KRU ‘Prishtina’ sh.a”, thuhet në njoftim.

KRU “Prishtina” iu ka bërë thirrje konsumatorëve që t’i paguajnë faturat e ujit përmes postës, derisa kanë potencuar se pagesat janë pa provizion shtesë dhe shlyhen menjëherë në sistemin e Ujësjellësit të Prishtinës.