LAJMI I FUNDIT: Edhe sot shumë më shumë të shëruar se të infektuar nga koronavirusi në Kosovë

LAJMI I FUNDIT: Edhe sot shumë më shumë të shëruar se të infektuar nga koronavirusi në Kosovë

Aktuale April 28, 2020 - 22:21
LAJMI I FUNDIT

Ministri i Shëndetësisë në detyrë, Arben Vitia, ka njoftuar në lidhje me numrin e personave që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në Kosovë, e po ashtu edhe për personat që janë shëruar nga ky virus.

Ai përmes një njoftimi ka bërë të ditur se 31 persona janë shëruar nga COVID 19, ndërsa 10 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, përcjell “Zëri.info”.

Lexoni postimin e plotë të Vitisë:

Sapo i morëm rezultatet për ditën e sotme.

31 bashkëqytetarë janë të shëruar pas testimeve.

Ndërsa nga 250 testime vetëm 10 qytetarë kanë rezultuar të infektuar. E sotmja është dita e dytë kur në vendin tonë shënojmë këto rezultate shpresëdhënëse.

 

Të bashkuar dhe të kordinuar e me përkushtim do ia dalim.

Kujdesi duhet të vijojë njëjtë si deri tani, sakrifica e secilit po i jep rezultatet.

Ndaj le të jemi të vëmendshëm e solidarë si deri tani.