A do të jetë Hoti kryeministër? Përgjigjet Arben Gashi

Aktuale April 28, 2020 - 12:42

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thirrur mbledhje me Grupin Parlamentar, ku aty ka prezantuar programin qeverisës para deputetëve të kësaj partie.

Pas mbledhjës ka folur deputeti Arben Gashi, i cili është pyetur se a i kanë votat e mjaftueshme për ta bërë Avdullah Hotin kryeministër, raporton "Zëri.info".

“Kjo mbetet me vullnetin e 61 deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe ne normalisht se kemi vullnetin dhe vendimin e LDK-së që Hoti të jetë kryeministër i Kosovës”, ka thënë Gashi. /ZERI