
Urime muaji i shenjtë i Ramazanit
Aktuale
April 23, 2020 - 21:38
Xhamia “Abdurrahim Ismail Ejupi” - Sekiraçë, ka nderin e veçantë t’ju uroj përzemërsisht me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit me uratat më të sinqerta dhe dashamirëse për agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara, shëndet dhe mbarësi në gjirin tuaj familjar.
Ky muaj i përkushtimit dhe besimit po na gjen në vështirësi, por besimtari i denjë dhe i devotshëm e di që pas çdo vështirësie vjen lehtësimi.
Të shtojmë lutjet, të risim veprat bamirëse, të shtrijmë dorën njëri tjetrit, të bëhemi të dobishëm për vetën, për familjen dhe për shoqërinë.