Avdullah Hoti shpalos prioritetet e qeverisë së tij
Foto: Laura Hasani

Avdullah Hoti shpalos prioritetet e qeverisë së tij

Aktuale April 23, 2020 - 13:26

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Avdullah Hoti, tha se sfida e parë që do të përballet qeveria e re e Kosovës do të jetë pandemia COVID-19.

“Kjo qeveri po krijohet në rrethana specifike gjatë pandemisë dhe zhvillimeve politike. Kemi hyrë në koalicion me marrëveshje të qartë, por na u dashte me dalë, për arsye që i dijnë të gjithë. Unë kam marrë besimin e LDK-së për të ndërtuar qeverinë e re. Sfidën e parë do ta ketë menaxhimin e pandemisë dhe e dyta, rimëkëmbjen e ekonomisë. Pasojat nga pandemia do të jenë bukur të mëdha”, tha Hoti.

Krahas kësaj, shtoi Hoti, çështja e dialogut është çështje “që do të përballemi menjëherë”.

“Dialogu do të udhëhiqet nga Qeveria e Kosovës”, tha Hoti.