Zyrtare: Avdullah Hoti, kandidat për kryeministër
Foto: Laura Hasani

Zyrtare: Avdullah Hoti, kandidat për kryeministër

Aktuale April 23, 2020 - 12:55

Anëtarë të Kryesisë së LDK-së kanë vendosur që ta nominojnë për kryeministër Avdullah Hotin, raporton "Zëri.info".

LDK-ja pritet që emrin e Hotit ta dërgojë te presidenti Hashim Thaçi, për ta mandatuar formimin e qeverisë së re.

Këtë e ka konfirmuar kreu i LDK-së, Isa Mustafa në konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë./ZERI