"Jetimat e Ballkanit" vazhdojnë aksionet humanitare

Aktuale April 22, 2020 - 12:36

Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, e udhëhequr nga hoxhë Halil Kastrati, po vazhdon çdo ditë me ndërtimin e shtëpive, dhurimin e banesave e shpërndarjen e ndihmave për familjet në nevojë. Kjo shoqatë edhe më aktive është që nga shfaqja e koronavirusit, duke qenë pranë të gjithë atyre që ndodhen në situatë të vështirë ekonomike, shkruan "Zeri.info".

Kur jemi në prag të fillimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit hoxhë Kastrati ka njoftuar se do të dhurojnë “çelësa” e iftare për shumë familje, të cilat janë raste sociale.

Vetëm ditët e fundit ndihmuan me pako ushqimore 50 familje në komunën e Prizrenit, 100 në Han të Elezit, 100 në Shtime, 100 në Kaçanik, 200 familje në Tiranë.

Kjo shoqatë u detyrua që shkaku i koronavirusit të mbyllë kuzhinën, e cila ushqente falas qindra njerëz në ditë, mirëpo gjetën mënyrën tjetër, duke shpërndarë pako ushqimore në gjithë Kosovën. Aksionet humanitare “Jetimat e Ballkanit” po i përfundon me sukses edhe në Shqipëri.

Kastrati vazhdimisht falënderon shqiptarët për kontributin e madh që japin çdo ditë dhe që mundsojnë gëzimin e gjithë këtyre familjeve. /ZERI

Image
Image
Image
Image
Image