Rugova i LDK-së me akuza të rënda ndaj Albin Kurtit: Sot, iu bashkua regjimeve totaliare të Iranit, Sirisë…, kundër Amerikës

Rugova i LDK-së me akuza të rënda ndaj Albin Kurtit: Sot, iu bashkua regjimeve totaliare të Iranit, Sirisë…, kundër Amerikës

Aktuale April 20, 2020 - 23:58

Ish- deputeti i LDK-së, Naser Rugova ka drejtuar akuza të rënda ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti.Ai ka shkruar se Kurti me deklaratat e sotme kundër Amerikës, i është bashkuar regjimeve totalitare si në Iran, Siri e vende të tjera.

“Albin Kurti sot iu bashkua regjimeve në Iran, Siri, Venezuela dhe regjime të tjera totalitare që e akuzojnë Amerikën për puçe e ndërhyrje. Turp!#MeAmerikën!”, ka shkruar ai.

Ndryshe, sot Kurti në një intervistë ka akuzuar Grenellin për rrëzimin e Qeverisë së tij.