Kurti përkujton Rexhepagiqin: Rebelja e paqes dhe raportuesja e luftës

Kurti përkujton Rexhepagiqin: Rebelja e paqes dhe raportuesja e luftës

Aktuale April 16, 2020 - 17:50

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Violeta Rexhepagiq, e cila ndërroi jetë sot, si këngëtare ka qenë rebele e paqes, e si gazetare raportuese e luftës.

Në përkujtimin e tij, Kurti shkruan se ajo ishte e mirë dhe dashur.

“Në Nju Jork? Debbie Harry. Në Londër? Siouxsie Sioux. Në Paris? Guesch Patti. Në Berlin? Nena. Në Beograd? Zana Nimani. Në Prishtinë? Violeta Rexhepagiq. Sot u shua vajza jonë e valës së re muzikore nga vitet e ’80-ta. Violeta këngëtare ishte rebele e paqes. Violeta gazetare ishte raportuese e luftës. E mirë dhe aq e dashur. U prehtë e qetë”, ka shkruar Kurti.

Violeta Rexhepagiq, e cila ndërroi jetë sot, përveç që është marrë me muzikë, ka qenë pjesë e Radio Televizionit të Prishtinës, pastaj Radio Televizionit të Kosovës, e edhe ka punuar si reporterë e luftës.