Numri i shëruarve nga koronavirusi në Kosovë shkon në 38

Numri i shëruarve nga koronavirusi në Kosovë shkon në 38

Aktuale April 09, 2020 - 23:34

Sot është shëruar edhe një pacient nga koronavirusi në Kosovë, derisa numri i përgjithshshëm i të shëruarve deri më sot ka shkuar në 38.

Kështu ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë.

“Sot më 09 prill 2020, është shëruar edhe një (1) pacient, derisa numri i përgjithshshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej tridhjetë e tetë (38)”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ndonëse, sot janë shënuar edhe tre rastë të tjera pozitiv me koronavirusi, derisa numri i përgjithshshëm ka shkuar në 227, ndërsa sot ka vdekur edhe një pacient, kështu duke shkuar numri i viktimave në shtatë.