Nënkryetari i AAK-së: E mbështesim LDK-në në qeverinë e re, do të jemi pjesë e saj!

Nënkryetari i AAK-së: E mbështesim LDK-në në qeverinë e re, do të jemi pjesë e saj!

Aktuale April 09, 2020 - 23:08

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, përmes një shkrimi në facebook, ka thënë se AAK-ja është për krijimin e një qeverie të re, sa më shpejt aq më mirë.

Sipas tij, nëse mandatin për krjimin e qeverisë e merr LDK-ja, ata di e mbështetin dhe do të ishin pjesë e saj.

Shkrimi i plotë:

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është për krijimin e një qeverie të re, sa më shpejt aq më mirë.
Nëse mandatin për krijimin e kësaj Qeverie do ta marrë LDK, ne do ta mbështesim pa asnjë hezitim dhe njëkohësisht do të mund të ishim pjesë e kësaj qeverie, nëse kjo kërkohet prej nesh!