Nesër vendoset për kërkesën e PDK-së për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme

Nesër vendoset për kërkesën e PDK-së për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme

Aktuale April 09, 2020 - 21:18

Kryesia e Kuvendit të premten do të vendos për kërkesën e PDK-së për mbajtje të seancës.

Kjo sallë pritet të mbushet të martën.

Krejt kjo pasi që  Partia Demokratike e Kosovës ka bërë një kërkesë për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme në të cilën do të shqyrtohet pako emergjente, për të përballuar pasojat ekonomike të virusit Korona. .

E për këtë seancë duket se janë mbledhur edhe nënshkrimet e nevojshme.

Zëdhënësi i PDK-së Avni Bytyqi më tej thotë që duhet ndarë një pako emergjente tjetër përveç asaj që e ka ndarë qeveria Kurti.

E sipas burimeve të T7, në Kuvendit të Kosovës, Kryesia për të shqyrtuar këtë kërkesë do të mblidhet të premten, teksa seanca do thirret për ditën e martë.

Por mbajtja e seancave nuk po shihet fort e nevojshme nga analistët politikë ne vend.

Demhasaj tutje thotë që pakoja emergjente që ka ndarë qeveria është e mjaftueshme.

Seanca e fundit e Kuvendit të Kosovës u mbajt me njëzet e pesë mars me rastin e rrëzimit të qeverisë Kurti nga partneri i saj në qeveri, LDK.