Burri i Vjosa Osmanit ka dy fjalë për gruan e tij, i godet pak dy kryetarët e LDK-së, Mustafën e Sejdiun

Burri i Vjosa Osmanit ka dy fjalë për gruan e tij, i godet pak dy kryetarët e LDK-së, Mustafën e Sejdiun

Aktuale April 08, 2020 - 10:20

Prindon Sadriu, bashkëshorti i kryetares së Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmanit, ka shkruar një status në “Facebook” – pas një interviste televizive të gruas së tij.

Sipas tij, është historike që të jesh personi i tretë më i votuar në histori të zgjedhjeve parlamentare të Kosovës (duke përfshirë edhe presidentin Rugova në këtë listë).

“…dhe kjo, për dallim nga dy të tjerët, që mbanin pozita të kryetarit të partisë”, ka shkruar ai.

Sadriu theksoi se Vjosa e vetme fitoi vota më shumë se 32 deputetë së bashku në Kuvend.

“Legjitimitet (1) është edhe të fitosh e vetme më shumë vota kumulative se 32 deputetë bashkë të Parlamentit të Kosovës”, ka shkruar ai.