Abrashi: Mediet do t`i përfshijmë në Pakon e hartuar nga ne
Foto: Laura Hasani

Abrashi: Mediet do t`i përfshijmë në Pakon e hartuar nga ne

Aktuale April 06, 2020 - 13:24
Valmire Maliqi / Prishtinë

Përfaqësuesit e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë mbajtur sot konferencë për medie lidhur me shqetësimin për thellimin e krizës në ekonomi si pasojë e pandemisë COVID-19, raporton “Zëri.info”.

Deputeti i AAK-së Gazmend Abrashi gjatë kësaj konference u premtoi gazetarëve që do të përfshihen në Pakon, e cila do të hartohet nga kjo parti. Sipas tij, gazetarët, sikurse edhe mjekët, policët e zyrtarët tjerë, do të përfitojnë shtesa për shkak të raportimit të vazhdueshëm dhe përballjes ndaj rrezikut me pandeminë COVID-19.

Në ndërkohë Abrashi në emër të AAK-së ka propozuar që të ndahen nga 100 euro për çdo familje gjatë kësaj periudhe, e vlera e të cilave pritet të arrijë deri në 170 milionë euro. “Ne si AAK propozojmë që të ndahen si mbështetje e menjëhershme për secilin qytetar të Kosovës nga 100 euro. Mbështetja do të shpërndahej duke u bazuar në ekstraktet familjare në secilën komunë të Kosovës. Nga ekstraktet të nxirret saktë numri e familjeve dhe i anëtarëve të tyre, pa dallim në tejkalimin e situatës së rënduar nga pandemia”, ka thënë Abrashi. /ZËRI