Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” bëhet me bord të ri
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në mbledhjen e qeverisë sonte, ka marrë vendim për shkarkimin e bordit të përkohshëm të Drejtorëve të ndërrmarrjes publike Kompania Rajonale Ujësjellësi “Prishtina”.
Menjëherë pas shkarkimit, kryeministri ka emëruar anëtarët e ri të bordit të kësaj kompanie.
Sipas vendimit, kryesues dhe drejtor të kësaj kompanie është emëruar Mentor Hyseni, raporton Zëri.info
Po ashtu janë emruar edhe tre drejtorët të kompanisë, Hajrije Morina, Seat Bibabni dhe Idriz Maliqi.
Në propozimin e Ministrisë së Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, thuhet se ekzistojnë së paku katër arsye kryesore për shkarkimin e bordit të drejtorëve: 1. Shpërfillja e humbjeve të shkaktuara nga kryeshefi; 2. Mosadresimi i opinionit të Auditorit; 3. Mosadresimi i gjetjeve të auditorit të brendshëm; dhe 4. Emërimi i parregullt i ushtruesit të detyrës së kryeshefit./ZERI