Abazi: Amerika i do patriotët, jo servilët dhe të korruptuarit

Abazi: Amerika i do patriotët, jo servilët dhe të korruptuarit

Aktuale April 01, 2020 - 09:07

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, deklaroi se Amerika i do patriotët dhe jo servilët e aq më pak të korruptuarit.

Këtë e tha përmes një postimi në Facebook, ku publikoi vendimin e qeverisë për reciprocitet me Serbinë.

“Ashtu siç premtuam në fushatë elektorale, në marrëveshje të koalicionit dhe në programin qeverisës. Largimi i tarifës u bë dje dhe filloi zbatimi i reciprocitetit”, shkroi ai.