Shembull i mirë: Qytetarët mbajnë distancën edhe në kohë me borë!

Shembull i mirë: Qytetarët mbajnë distancën edhe në kohë me borë!

Aktuale April 01, 2020 - 08:56

Qytetarët e komunës së Prishtinës duket se janë duke i respektuar udhëzimet e Qeverisë për t’u mbrojtur nga Covid-19.

Në një fotografi shihet se 10 persona janë duke mbajtur distancën para Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

E për të mos u grumbulluar në hyrje apo në korridor të QKMF-së, ata po qëndrojnë përpara objektit.

Ndonëse moti është i ftoftë dhe me reshje bore, qytetarët janë duke mbajtur distancën sociale me të tjerët.