Abrashi demanton personin që tha se 200 anëtarë u larguan nga LDK

Abrashi demanton personin që tha se 200 anëtarë u larguan nga LDK

Aktuale March 28, 2020 - 22:35

Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, ka demantuar një person, i cili sot pohoi se 200 anëtarë të LDK-së, i kanë dorëzuar librezat si shenjë e paknaqësisë së tyre me këtë subjekt politik.

Përmes një shkrimi në Facebook, Abrashi, ka thënë se Shefqet Rexha gënjeu dhe se ata tashmë kanë filluar ta përgadisin padinë ndaj tij.

Abrashi shton se personi në fjalë e ka fshirë postimin, teksa ka shpalosur argumentet se këta 200 anëtarë nuk janë larguar nga LDK.

Shkrimi i plotë nga Arban Abrashi: 

Sot në funksion të propagandës, ky Shefqeti, gënjeu se kinse 200 libreza të LDK-së do t’i kthejnë si rezultat i paknaqësisë me LDK-në në Prishtine.

Pas kësaj informate, kontaktova degën e LDK-së në Gjermani. Pasi vërtetuam se në Magdeburg nuk kemi nëndegë, pasi librezat ishin të falsifikuara, pasi personi ne fjalë kishte bërë paraqitje të rrejshme, e kontaktuam dhe filluam përgatitjet për padi.

Ama, ashtu si frikacat, e fshiu postimin, i cili kishte pëlqime e share me shumicë, nga aktivistët e VV-së. Eh, miq kjo është propaganda e popullizmi, i cili nuk i duhet Kosovës.

Shteti ligjor në Gjermani për merak; duhet edhe këtu!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=3043828648969616&id=100000275318929