Kjo është gjendja shëndetësore e të infektuarve me koronavirus në Vrapçiq të Gjilanit

Kjo është gjendja shëndetësore e të infektuarve me koronavirus në Vrapçiq të Gjilanit

Aktuale March 26, 2020 - 14:50

Komuna e Gjilanit, përmes një komunikate për media ka njoftuar se ka vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet e saj të shëndetësisë primare e profesionale, në vazhdimësi për tu dal në ndihmë të prekurve me virusin Covid-19, përcjell “Zëri.info”.


Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, i cili në emër të kryetarit Haziri po e menaxhon këtë situatë, ka deklaruar se fatmirësisht gjendja e të prekurve me Covid-19, në Vrapçiq, është stabile, thuhet në një komunikatë të lëshuar për medie nga kjo komunë.
“Gjatë ditës u është ofruar mbështetje nga ekipet e shëndetësisë primare, duke i kontrolluar dhe furnizuar me medikamente. Po ashtu, i kemi furnizuar edhe me pako ushqimore dhe higjienike. Nuk ka vend për panik, jemi 24 orë në shërbim të të gjithë qytetarëve”, ka deklaruar Ismajli./ZËRI


Tutje nënkryetari Ismajli, ka njoftuar se gjendja po shkon drejt përmirësimit dhe fatmirësisht nuk ka raste të reja të dyshuara me Covid-19.