Infektuar: 1047
Shëruar: 794
Vdekur: 30
Surroi: U evitua gjendja e jashtëzakonshme si tentim uzurpim pushteti me pretekst COVID-19

Surroi: U evitua gjendja e jashtëzakonshme si tentim uzurpim pushteti me pretekst COVID-19

Aktuale March 26, 2020 - 11:21

Publicisti Veton Surroi ka ka bërë një rikapitulim të ngjarjeve që karakterizuan ditën e djeshme e që rezultuan me rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Përmes një shkrimi në rrjetin social facebook, Surroi thotë se mbi të gjitha tani më është evituar shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, si një tentim uzurpimi pushteti me pretekst Covid-19.

Ai tutje, thotë se çështja e taksës 100 për qind tashmë ka hyrë në proces gradual, heqje me vendosje të reciprocitetit.

E sa i përket marrëveshjes së Kosovës me Serbinë, Surroi thotë se ajo është nule për Kosovën dhe e paqenë për Qeverinë e Kosovës, raporton Front Online.

Postimi i plotë i Surroit:

Pra, rikapitulim pas furtunës së djeshme:

Qeveria e Kosovës vazhdon punën me të gjithë anëtarët e vet, pos ata të shkarkuar nga kryeministri. Me këtë është pajtuar edhe kryetari i LDK-së.

Është evituar shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, një tentim uzurpimi pushteti me pretekst COVID-19.

Çështja e taksës 100 për qind tashmë ka hyrë në proces gradual heqje me vendosje të reciprocitetit. Një proces i këtillë është konfirmuar në bisedat që i ka pasur kancelarja Merkel me kryeministrin e Kosovës dhe presidentin e Serbisë. Një proces i këtillë është pranuar nga ana e Serbisë. Kjo tashmë është temë dytësore.

Meqë nuk di kush për marrëveshje sekrete Thaçi-Vuçiq, ajo është nule për Kosovën dhe e paqenë për Qeverinë e Kosovës , institucion i vetëm i autorizuar për të zhvilluar negociatat me Serbinë , kur të krijohen kushtet për këtë .Qeveria e Kosovës ka obligim të merret urgjentisht me COVID-2019 .

Do të ketë Qeveri të re, sipas procedurave kushtetuese për ta zëvendësuar një Qeveri në dorëheqje (neni 100, pika 6) dhe brenda kushteve të sigurisë së shëndetit publik.