Protesta simbolike në Prishtinë kundër politikës (Video)

Protesta simbolike në Prishtinë kundër politikës (Video)

Aktuale March 19, 2020 - 20:30

Protesta simbolike në Prishtinë kundër politikës

Një protestë simbolike duke shkaktuar zhurma nga ballkonet me tiganë, tenxhere dhe mjete të tjera metalike, është mbajtur sonte në Prishtinë.

Kjo protestë është bërë pas krizës së shkaktuar politike në vend, në kohën kur qytetarët po përballen me pandeminë e koronavirusit, transmeton Zëri.info

Organizatorët përmes rrjeteve sociale, kanë thënë se kjo protestë simbolike po bëhet për të kërkuar reflektim nga të gjitha partitë politike dhe udhëheqësit institucional në Kosovë ndaj situatës së krijuar dhe panikut që është duke e përjetuar çdo shtetas i Kosovës.

Siç shihet edhe në pamje, shumë qytetarë ju kanë bashkuar thirrjes për të bërë zhurmë si shenjë proteste./ZERI/