![Komuna e Ferizajit e redukton stafin](/uploads/zeri.info/images/2020/March/16/auto_90519987_707544013117308_809350496321011712_n1584361077.jpg)
Komuna e Ferizajit e redukton stafin
Aktuale
March 16, 2020 - 13:12
Si pasojë e rritjes së numrit të të prekurve me Koronavirus në Kosovë, Komuna e Ferizajit ka marrë vendim që të reduktojë stafin me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik, transmeton “Zëri.info”.
Edhe pse ka reduktim të stafit nga kjo komunë është njoftuar që kërkesat e qytetarëve do të ofrohen si zakonisht, duke përfshirë edhe pajisjen me dokumentacione civile. Komuna e Ferizajt ka kërkuar nga qytetarët të shmangin vizitat e kërkesat jo urgjente pranë administratës komunale, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të tyre nga ekspozimi eventual ndaj rrezikut të COVID-19./ZËRI