“Zëri” përkohësisht nuk do të botohet në versionin e shtypur të gazetës

“Zëri” përkohësisht nuk do të botohet në versionin e shtypur të gazetës

Aktuale March 16, 2020 - 11:10

Të nderuar lexues të “Zërit”

Në rrethanat e krijuara nga përhapja e virusit COVID 19 edhe në vendin tonë dhe të përkushtuar për të respektuar maksimalisht masat parapara në nivel vendi, përkatësisht udhëzimet e autoriteteve publike për të parandaluar përhapjen e këtij virusi tashmë famëkeq, kemi vendosur që të ndërpresim përkohësisht versionin e shtypur të gazetës tonë.

 Pra, gazeta “Zëri” nuk do të botohet që nga dita e sotme, për disa ditë, shpresojmë për një afat të shkurtër. Por, redaksia e “Zërit” do ta vazhdojë, gjithsesi, punën me qëllim të vetëm për të informuar gjërësisht dhe gjithanshëm lexuesit e vet besnik  nëpërmjet portalit Zeri.info. 

Zeri.info,  do të jetë 24 orë në dispozicion të lexuesve të vet, duke informuar pa ndërprerë për të gjitha ngjarjet politike-shoqërore dhe sociale dhe veçmas për zhvillimet rreth përpjekjeve të të gjitha instancave për t’u a përballur me gjendjen e jashtëzakonshme në të cilën gjendemi për pasojë të përhapjes së virusit COVID 19.

Ne shpresojmë se Zeri.info nëpërmjuet informimit 24 orësh do të plotësojë në një masë të madhe nevojat e lexuesve të vet për informacion nga skena politike, shoqërore-kulturore brenda për brenda Kosovës dhe nga skena ndërkombëtare, pa pasur nevojë dhe pa u kushtëzuar për të dalë nga shtëpitë në këto rrethana të jashtëzakonshme.

Stafi i "Zërit” kërkon nga ju mirëkuptim dhe qetësi, sikundër që kërkon nga të gjithë kosovarët disciplinë dhe përmbajtje të udhëzimeve për masat e ndërmarra nga autoritetet zyrtare të vendit.