Ky është këshilltari më i ri politik i kryeministrit Kurti
Aktuale
March 10, 2020 - 11:37
Agon Hamza është i emëruari i radhës në pozitën e këshilltarit politik të kryeministrit Albin Kurti, përcjell "Zëri.info".
Njoftimi është bërë i ditur nga zyra e kryeministrit.
Më poshtë mund ta gjeni njoftimin e plotë:
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar z. Agon Hamza, këshilltar politik të tij. Me këtë rast, Kryeministri Albin Kurti, z. Hamza i ka uruar punë të mbarë në detyrën e re.
Agon Hamza ka përfunduar studimet e doktoratës në Filozofi, në Akademinë e Shkencave dhe Arteve në Lubjanë, Slloveni. Është autor i disa librave dhe eseve e artikujve filozofik dhe mendimit politik. /ZERI