SHBA jep 800 mijë euro për riparimin e Kalasë së Krujës të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit
Shtetet e Bashkuar të Amerikës, do të japin plotë 800 mijë euro për të riparuar dëmet e shkaktuar në Kalanë e Krujës nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.
Këto para do të përdoren edhe për riparime të tjera në vendet historike të Durrësit dhe të Prezës.
Lajmi është konfirmuar nga vetë ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim e cila shkruan se Amerika do të qëndrojë gjithmonë pranë Shqipërisë.
Kim është takuar me ministren e Kulturës, Elva Margariti të cilës i ka komunikuar edhe ndihmën monetare të SHBA për restaurimet e nevojshme në Krujë, Durrës dhe Prezë.
“Takim me Ministren e Kulturës ElvaMargariti për të konfirmuar SHBA do të shpenzojë 800,000 dollarë për të riparuar dëmtimet e tërmetit në Kalanë e Krujës si dhe vendet historike në Durrës & Preze. Ne qëndrojmë gjithmonë me Shqipërinë.” shkruan Yuri Kim.
Met w/Culture Minister @ElvaMargariti to confirm US will spend $800,000 to repair earthquake damage to #Krujë Castle, as well as historic sites in Durrës & Preze. We stand w/#Albania always pic.twitter.com/03K9ykNrM5
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) March 5, 2020