Hoti: Do të avancojmë transparencën e Prokurimit Publik të nisur nga qeveria Mustafa
Aktuale
February 25, 2020 - 15:24
Zëvendëskryeministri Hoti është takuar sot me Kryetarin e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, Osman Vishaj.
Hoti ka thënë se do të rrisin transparencën e prokurorimit publik të nisur nga qeveria Mustafa.
“Do të rrisim transparencën përmes avancimit të prokurimit publik elektronik. Sot kam takuar Kryetarin e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, z. Osman Vishaj dhe anëtarët e tjerë të bordit. Diskutuam për ecurinë dhe avancimin e procesit të transparencës të Prokurimit Publik i nisur në vitin 2015 nga Qeveria Mustafa. Do të angazhohemi të avancojmë më tutje sistemin e prokurimit publik, në veçanti prokurimin elektronik dhe efikasitetin e zbatimit të kontratave”, ka thënë Hoti.