Kosova e Shqipëria me deklaratë të përbashkët për partitë shqiptare në Luginën e Preshevës

Kosova e Shqipëria me deklaratë të përbashkët për partitë shqiptare në Luginën e Preshevës

Aktuale February 24, 2020 - 17:37

Kosova dhe Shqipëria kanë dalë me deklaratë të përbashkët pas koalicionit të partive shqiptare që do të garojnë në zgjedhjet në Serbi.

Deklaratën e përbashkët e ka publikuar kryediplomati kosovar, Glauk Konjufca, ku të dy shtetet mbështesin bashkimin e partive shqiptare në Luginë të Preshevës, transmeton Zëri.info

“Në cilësinë e drejtuesve të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë nënvizojmë edhe njëherë rëndësinë e mbështetjes së koalicionit të partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës. Ky koalicion është thelbësor për ngritjen e frymës kombëtare dhe ruajtjen e të drejtave politike të shqiptarëve në Luginë. Ndaj, ne nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për ta mbështetur projektin e Luginës së Bashkuar deri në fund!”, thuhet në postimin e Konjufcës në Facebook.